Sot më 16 maj në hotel Emerald u mbajt një konferencë për media me rastin e pranimit të FFK-së në FIFA. Bashkë me anëtarët e KE të FFK-së, mediave dhe sponsorëve të FFK-së z. Robert Wright nga Raiffesen Bank, hotel Emeraldit dhe Vala-s, ju drejtua dhe i përshëndeti mediat dhe të pranishmit kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri, i cili theksoi se muaj maj i këtij viti përmbylli një punë shumë vjeçare të FFK-së pranimin në UEFA dhe FIFA si synimet e gjithë neve, klubeve, futbollistëve dhe opinionit futbolldashës të Kosovës. Kryetari Vokrri me këtë rast ka falënderuar, KE të FFK-së, partnerin Raiffeisen Bank, i cili për 8 vite me radhë ishte mbështetësi kryesor duke theksuar se kur kemi filluar bashkëpunimin kemi besuar fuqishëm se do të ja arrijmë qëllimit tonë dhe për çka e falënderojë shumë dhe nga zemra. Një falënderim edhe për hotelin “Emerald” që ndryshe e kemi quajtur shtëpinë tonë të dytë. Të mos harrojmë të falënderojmë kompaninë “Air Prishtina” që ishte me ne gjithmonë në fluturimet tona dhe krejt në fund do të falënderoja kompaninë e telefonisë mobile “Vala” dhe Vala vërtet është e jona është e Kosovës që na ka përkrahë në këtë rrugë tonën. Veçanërisht falënderojë institucionet shtetërore, që ishin krah i fortë i joni sikur që ishin një krah dhe pasqyrë e jona edhe mediat e Kosovës, të cilat patën shumë mirëkuptim në punën tonë shpesh duke dëmtuar punën e tyre për një gjë më madhore për futbollin e Kosovës.
[youtube height=”HEIGHT” width=”WIDTH”]PLACE_LINK_HERE[/youtube]