Foto-1Sot më 2 qershor përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, z. Albert Bunjaki dhe kapiteni Enis Alushi, në Best Western Premier hotel, mbajtën një konferencë me gazetarë para ndeshjes miqësore kundër Ishujve Faroe. Përzgjedhësi Bunjaki foli për grumbullimin e ekipit përfaqësues, duke thënë se dje kemi pasur një stërvitje të lehtë dhe sot do të mbahet seanca e dytë stërvitore, ku do të punohet në grupe dhe reparte. Z. Bunjaki foli edhe për ekipin e Ishujve Faroe, duke theskuar se është një ekip i vogël, por me zemër të madhe. “Ekipi kundërshtar ka një potencial të mirë që bartë me vete edhe një përvojë, por ne gjithsesi do të luajmë për fitore”, ka theksuar Bunjaki. Ndërsa, kapiteni Enis Alushi u shpreh se loja është e mirëseardhur para ndeshjeve eleminatore për Botërorin 2018. “Duhet të punojmë në repartin defanziv sepse sulmi është mjaf kreativ”, ka thënë Alushi. Gazetarët shprehën intersimin edhe për çështje tjera të konsolidimin radhëve të përfaqësueses.