fs-0018 tetor, 2016 – Përfaqësuesja e Kosovës mbajti sot pasdite seancën stërvitore në stadiumin “Cracovia”, ku pas analizave të ndeshjes me Kroacinë u angazhuan të detektojnë gabimet për të përmirësuar disa nga repartet. Futbollistët po punojnë me zell dhe përkushtim dhe atmosfera është mjaft e mirë. Ekipi mjekësor i përfaqësueses thekson se gjendja shëndetësore e futbollistëve është mjaft e mirë. Stërvitjet i ndoqën edhe krerët e FFK-së. Të kujtojmë se nesër në orën 18.00 do të zhvillohet ndeshja kundër Ukrainës, ku pritet që të jenë të pranishëm edhe një numër i konsiderueshëm i adhurueseve shqiptarë.
fs-1 fs3 fs-2