20161022_14074922 tetor, 2016 – Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 10-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina është rikthyer te fitorja pas humbjes së pësuar në javën e kaluar, duke e mposhtur me mjaft vështirësi Trepçën, me rezultat 2:1, në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Ardian Mujës, në minutën e 31-të, por prishtinasit arritën ta përmbysin rezultatin me golat e shënuara nga Armend Dallku, në minutën e 34-t dhe Liridon Kukaj, në minutën e 65-të. Fitore të vështirë para tifozëve të vet ka realizuar edhe skuadra kampione në fuqi, Feronikeli, që e ka mposhtur Lirinë, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me shifrat 1:0, me golin e shënuar nga Bujar Shabani, me gjuajtje me kokë, në minutën e 75-të. Ndërkohë, ndeshja në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj ndërmjet Drenicës dhe Dritës ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1:1. Të parët shënuan gjilanasit me golin e realizuar nga Leotrim Bekteshi, në minutën e 2-të, por humbjen e Drenicës e shmangu Granit Arifaj, me golin e shënuar në minutën e 55-të.
Vala Superliga
Prishtina – Trepça 2:1
Feronikeli – Liria 1:0
Drenica – Drita 1:1
Liga e Parë
Istogu – Ballkani 1:1
Fushë Kosova – Flamurtari 0:1
Rahoveci – KEK-u 0:1
2 Korriku – Vëllaznimi 1:2
Liga e Dytë – Grupi A
Përparimi – Uv Malisheva 1:0
Lugu i Baranit – Dukagjini 4:1
Opoja – Dushkaja 1:1
Superliga juniorët
Besa – Ramiz Sadiku 1:0
Vushtrria – Drenica 2:1
Raiffeisen Liga e Kadetëve
Besa – Prishtina 4:2
Liria – Drita 3:1
Llapi – Ferizaj 1:0
Drenica – Hajvalia 1:1
Liga e Femrave
Mitrovica – Intelektualet 3:2
13 Qershori – Dukagjini 1:2
Vizioni – Kosova Pr 0:3
20161022_140411