FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisioni Disiplinor – shkalla e parë
Prishtinë, datë 22.02.2017
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e rregullt të datës 22.02.2017 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave të Vala Superligës pas përfundimit të ndeshjeve nga 1/8 e finales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë 18-19.02.2017 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E
EDON ZEQIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të librezës sportive 7588 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq ( loja me dorë në vijën e portes ) në ndeshjen e 1/8 të Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – LLAPI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas me datë 18.02.2017 ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
BERAT AHMETI ; lojtar i klubit të Futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani me numër të librezës 5512 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive – fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e 1/8 të Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve : FERIZAJ – GJILANI e zhvilluar me datë 18.02.2017 në Ferizaj ( Raportet e zyrtarëve të ndeshjes ; deklarata e gjyqtarit dhe lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3 .
KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave të Valasuperligës së Kosovës në futboll, për lëshime në organizimin e ndeshjes nga 1/8 e Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – GJILANI ( lejimi i përsonave të pautorizuar brenda rrethojave të fushës të cilët ndikuan në tensionim të ndeshjes ) e zhvilluar me datë 18,02,2017 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni .49 paragrafi 1 pika 2
KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, për manifestim te sjelljeve josportive të spektatorëve në hyrje të stadiumit si dhe gjuajtje e shisheve të plastikës në fushë në minutat e 50 dhe 80, njëherit ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e 1/8 të Digitalb Kupers së Kosovës në futboll ; FERIZAJ – GJILANI e zhvilluar me datë 18.02.2017 në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
BURIM QERKINI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ Ferizaj “ nga Ferizaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Valasuperligës së Kosovës në futboll, për largim nga pankina ( reagime të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarit ) gjatë ndeshjës së 1/8 të Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – GJILANI ., e zhvilluar me datë 18.02.2017 në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga dita e sjelljes së këtij vendimi,date 22.02.2017
GENC HYSENI ; drejtor sportive në klubin e futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave të Valasuperligës së Kosovës në futboll për manifestim të sjelljeve josportive ( hyrje brenda fushës,- për të kundërshtuar vendimet e gjyqtarit kryesor Besfort Kosumi ) në ndeshjen e 1/8 të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ferizaj – Gjilani e zhvilluar me datë 18.02.2017 në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 22.02.2017.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve, nga data e publikimit të vendimit në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 22.02.2017 Kryetari DUKAGJIN ZEFI d.v.