Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  12.05.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 26-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 26-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 26-të  të  Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
 
1.Ndaj lojtarit të KF ‘Fushë Kosova’, Visar Gojnovci me n rlic 69 dhe nr lib 1/1908, Karton i Kuq (motive-sjellje jo sportive ndaj referit te ndeshjes  Fushë Kosova- Vushtrria) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj kryetrajnerit të KF ‘Rahoveci’, Fadil Vuqitërna m e nr lib 266 (motivi-përjashtim nga bankina sjellje jo sportive dhe kërcënim lojtarin kundërshtarë në ndeshjen KF Rahoveci – KF Ulpiana) sipas raportit te personave zyrtarë të ndeshjes.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.19 dt. 12.05.2017
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti