06 qershor, 2017 – Rahoveci ka siguruar mbetjen në Ligën e Parë edhe për edicionin tjetër, pasi sot në ndeshjen e barazhit të zhvilluar në stadiumin “Agron Rama”, në Kastriot e ka mposhtur Lugun e Baranit, me rezultat 2:0. Golat për Rahovecin i shënuan Nikollë Dushi dhe Hamëz Merxha.