Komisioni disiplinor i shkallës së parëe në mbledhjen e mbajtur me datë 18.06.2018 ( ditë e hënë ora 13,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e fundit e komisionit disiplinor si dhe inicimet e filluara nga ana e komisionit të garave për Ligën e futbollit të femrave të zhvilluara në javën e fundit ; XVI-të dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E
 
XHAVIT PACOLLI ; zyrtar i klubit të futbollit të femrave “ HAJVALIA “ nga Hajvalia në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive ( shpifje, fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve të takimit ) në ndeshjen përcaktuese për titull të kampionit për edicionin 2017 – 2018 në futbollin e femrave ; HAJVALIA – MITROVICA e zhvilluar me 31,05.2018 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet e zyrtarëve dhe dekalaratat plotësuese )
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 300 euro ( treqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ; publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 18.06.2018 , rrespektivisht nga data e pranimit. ( Rregullorja disiplinore neni 10 paragrafi 3 )
SEID OMBASHI ; kryetrajner në klubin e futbollit të femrave “ MITROVICA” nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 010335M82 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për largim nga pankina – hapsira teknike e lojtarëve rezervë ( fyerje drejtuar gjyqtarëve të takimit ) në ndeshjën përcaktuese për titull të kapionit në futbollin e femrave për edicionin 2017 – 2018 ; HAJVALIA – MITROVICA e zhvilluar me datë 31.05.2018 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese )
DENOHET;
Me të holla në shumë prej; 100 euro ( njëqind ) në bazë të Rregullores disipolinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 18.06.2018 , rrepsektivisht nga data e pranimit. ( Rregullorja disiplinore neni 10 paragrafi 3. )
KFF “ LLAPI “ nga Podujeva në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për futbollin e femrave , për mosudhëtim ( mosparaqitje ) në zhvillimin e ndeshjës së javës së ; XVI-të të kategorisë së kadeteve ; U-16 për futbollin e femrave KFF “ DUKAGJINI “ – KFF “ LLAPI “ e parparë për tu zhvilluar me datë 07.06.2018 në Klinë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës )
DENOHET
Me marrjen e ; 3 ( tri ) pikëve negative nga totali i pikëve të përgjithshme të fituara, në bazë të Propozicioneve të garave neni 52 paragrafi 1.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin e përcaktuar kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 18.06.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë, 18.06.2018 Kryetari, Dukagjin Zefi