7 gusht, 2018 – Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi ka pritur sot në selinë e tij drejtuesit e Lidhjes Rajonale të Pejës. Me këtë rast ata e uruan presidentin Ademi për mandatin katërvjeçar në krye të FFK-së, duke u shprehur të bindur se do t’i çojë përpara të gjitha projektet dhe proceset e nisura nga ish-presidenti Vokrri. Ndërkaq, presidenti Ademi theksoi se do të punohet maksimalisht në të gjitha segmentet në mënyrë që futbolli ynë të ecë me hapa të shpejtë përpara, derisa kërkoi të punohet edhe më shumë nëpër regjione. Të pranishëm në takim ishin kryetari i LRFP, Bakir Burri, njëherësh anëtar i KE-së, Ismet Ahmeti sekretar i LRFP-së, Haxhi Ibërdemaj kryetar i lidhjes së gjyqtarëve të Pejës, Egzon Burri administrator, Valdet Shoshi sekretar i shoqatës së trajnerëve dhe Metë Çeku kryetar i Komisionit Disiplinor për rajonin e Pejës.