Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 29.08.2018, ditë e mërkurë ora 12.00 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisionit të garave lidhur me lëshimet e evidentuara në organizimin e ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 25-26.08.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese sjelli këto;
V E N D I M E
ARSIM ISLAMI; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “TREPÇA ’89“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës zyrtare 009898M75, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljes josportive (fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu) në ndeshjen e javës së dytë të IPKO – SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89 – PRISHTINA, e zhvilluar me datë 26.08.2018 në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve; delegatit, gjyqtarit)
DENOHET;
Me të holla në shumë prej; 150 euro (njëqind e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
KLODIAN DERVISHI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës zyrtare ; 009711M75, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu dhe gjyqtarit të katërt ; Shpetim Murtezi) në ndeshjen e javës së dytë të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ’89 – PRISHTINA e zhvilluar më datë 26.08.2018 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes; delegatit, gjyqtarit kryesor, asistentit )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi datë 29.08.2018 – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, datë 29.08.2018
Kryetari, Dukagjin Zefi