Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.11.2019, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XIV-të, të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Trepça “ – KF “ Vëllaznimi” e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë dhe nga e njëjta duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E ;
THEO FODIU LALI ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 002813M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 1 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( loja me dorë jashtë zones së portierit si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; XIV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Trepça “ – KF “ Vëllaznimi “ e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet zyrtare ), bazuarnë nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ; denohet me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
LORIK RUDI ; lojtar i klubit të futbollit “Vëllaznimi“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 002273M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 7, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (raportet zyrtare; manifestim të sjelljeve josportive; fyerje drejtuar lojtarëve kundërshtar) në ndeshjen e javës së ; XIV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF “ Trepça “ – KF “ Vëllaznimi “, e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë, bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 4 të Rregullores disiplinore ; denohet me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa , në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi rrespektivisht publikimit të tij në Faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 22.11.2019
Kryetari, Dukagjin Zefi d.v.