Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 21.07.2020, shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të javës së XXXI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe nga të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
FC “BALLKANI“ nga Suhareka, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës; XXXI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC BALLKANI – FC PRISHTINA e zhvilluar me datë 18.07.2020 në stadiumin e qytetit në Suharekë. (raportet zyrtare; raporti delegatit të ndeshjes; numër i madh i personave të paautorizuar janë lejuar të vendosen në tribunat e stadiumit e të cilët pas përfundimit të ndeshjes, njëri nga spektatorët e vendosur në tribunën qendrore – e ka goditur me shishe PVC, lojtarin e FC Prishtinës; Armend Thaqin, ndërkaq pas bankinës mysafire kanë qëndruar të papenguar shumë shikues (afër rrethojës) të cilët kanë ofenduar stafin dhe lojtarët e FC Prishtina të vendosur në bankinën e rezervistëve. Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore për këto lëshime nga ana e nikoqirit; FC “Ballkani“ nga Suhareka;
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raport plotësuese nga FC Ballkani – personi për siguri në atë ndeshje, si dhe zyrtaret tjerë nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 23.07.2020 . (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
LIRIDON FETAHAJ; lojtar i FC “BALLKANI“ nga Suhareka me numër të ID kartelës; 000536M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 21 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive, pas përfundimit të ndeshjes FC BALLKANI – FC PRISHTINA, e zhvilluar me datë 18.07.2020 në stadiumin e qytetit në Suharekë. (raporti delegatit të ndeshjes; Pas përfundimit të ndeshjes, para hyrjes për në lokalet zyrtare, derisa lojtari i FC Prishtina ishte i shtrirë për toke, lojtari i FC “Ballkani“ nga Suhareka; Liridon Fetahaj e kishte kapur për fyti dhe e kishte tërhequr për fanelle, por nuk kishte arritur ta godasë). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore lojtari i FC “Ballkani“ nga Suhareka;
Liridon Fetahaj për këtë veprim të gabuar;
PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit – deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari në pezullim Liridon Fetahaj lidhur me rastin. Afati datë 23.07.2020. (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
ENVER FAZLIU; delegat në ndeshjen përcaktuese për kampionin e Ligës së parë të Kosovës për futbollin e femrave – kategoria e senioreve, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të pjesërishme në kryerjen e detyrës zyrtare në ndeshjen; KFF MITROVICA – KFF FERONIKELI, e zhvilluar me datë 27.06.2020 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar – shtesë). Bazuar në nenin 8 paragrafi 3 pika a të Rregullores disiplinore, delegatit nga kjo ndeshje z. Enver Fazliu i shqiptohet masa disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT
SEID OMBASHI; kryetrajner në klubin e futbollit të femrave “MITROVICA“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës 010335M82 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje të gabuara në ndeshjen përcaktuese për kampionin e Kosovës për Ligën e Parë të futbollit të femrave; KFF MITROVICA – KFF FERONIKELI e zhvilluar me datë 27.06.2020 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore, kryetrajneri i KFF “Mitrovica” z. Seid Ombashi për sjellje të gabuara; i shqiptohet masa disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT.
HAJRULLAH HAXHIU; kryetar i klubit të futbollit të femrave “MITROVICA“ nga Mitrovica në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje të gabuara në ndeshjen përcaktuese për kampionin e Ligës së parë të futbollit të femrave; KFF MITROVICA – KFF FERONIKELI, e zhvilluar me datë 27.06.2020 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore, kryetarit të KFF Mitrovica, z. Hajrullah Haxhiu për sjellje të gabuara i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë, 21.07.2020 Komisioni disiplinor, shkalla e parë,
Kryetari; Dukagjin Zefi