Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku- kryetar dhe Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë në mbledhjen e përbashkët me lojtarë dhe zyrtarë të mbajtur me datë 22.01.2021, shqyrtoi të gjitha kërkesat e lojtarëve dhe trajnerëve në ankimim lidhur me mos përmbushjen e detyrimeve financiare nga ana e klubeve të futbollit konform kontratave të lidhura për përiudhat e caktuara kohore. Në mbledhjen e ftuar nga ana e këtij komisioni prezent ishin;
– Ahmet Jonuzi ; përfaqësues i lojtarëve të FC Prishtina ( Diar Miftari, Armend Thaqi, Labinot Ibrahimi, Meriton Korenica, Ahmet Haliti ); mungoi zyrtari klubit
– Armend Blakqori; lojtar; përfaqësues i lojtarëve në ankimim nga KF Ferizaj nga Ferizaj ; mungoi zyrtari klubit
– Valon Duraku; sekretar KF Dukagjini nga Klina .
Me qëllim të arritjes së një dakordimi para së të ndërmirret hapi final në zbatimin e masave disiplinore konform nenit 69 paragrafi 1 pika a dhe b të Rregullores disiplinore nxjerri këto ;

V E N D I ME;

1. organizimin e takimeve selektive të Komisionit disiplinor me lojtarët në ankimim dhe zyrtaret e klubeve të cilat nuk kanë përmbushur detyrimet financiare ndaj lojtarëve dhe trajnerëve konform kontratave valide të deponuara dhe vërtetuara nga ana organit përkatës të FFK-së sipas këtij orari;

– Datë; 05.02.2021; klubi i futbollit Dukagjini ( zyrtari dhe lojtarët në ankimim)
– Datë; 12.02.2021; klubi i futbollit Prishtina ( zyrtari dhe lojtarët në ankimim)
– Datë; 19.02.2021; klubi i futbollit Ferizaj ( zyrtari klubit dhe lojtarët në ankimim)
– Datë ; 26.02.2021; klubi i futbollit Vitia dhe klubi i futbollit Arbëria (zyrtarët e klubeve dhe lojtarët në ankimim)
– Datë; 05.03.2021; klubi i futbollit Vushtrria dhe klubi i futbollit Trepça (zyrtarët e klubeve dhe lojtarët në ankimim)
– Takimet mbahen në ambientet e Federatës së Futbollit sipas orarit të përcaktuar duke filluar nga ora 13.00

2.Klubi i futbollit Drenica nga Skenderaji obligohet që të përmbush pjesën e mbetur të borgjeve ndaj lojtarëve në ankimim sipas afateve të përcaktuara kohore nga ana e komisionit disiplinor.

3.Drin Hodaj; lojtar i klubit të futbollit Ferizaj nga Ferizaj, paraprakisht duhet t`i drejtohet komisionit për regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferin e tyre me qëllim të shkëputjes së kontratës pasi që i njëjti ka kërkuar edhe prishje – shkëputje të kontratës me këtë klub.

4.Klubi i futbollit Feronikeli; obligohet që të arrijë marrëveshje dakorduese me lojtarin; Ozbej Kuhar për pagesen e borxhit të pakryer në shumë prej 1988.90 euro. Afati datë 20.02.2021

5.Ankesa e kryetrajnerit të Flamurtarit, Jusuf Tortoshi është lëndë për shqyrtim në komisionin për regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferin e tyre pasi që ka të bëjë më shkëputje të njëanshme të kontratës, ku edhe pjesa e kompenzimit përcaktohet po nga i njëjti organ. Obligohet kryetrajneri Jusuf Tortoshi që paraprakisht t`i drejtohet klubit për arritjen e një marrëveshje eventuale lidhur me pagesen e borxhit të mbetur konform kontratës numër 932/20 datë 14.08.2020.

Prishtinë, 22.01.2021
Komisioni disiplinor- shkalla e parë;
kryetari, Met Çeku