2 prill, 2022 – Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023. Dardanet do të përballen me Norvegjinë, më 7 prill në Sandefjord dhe më 12 prill më Belgjikën në Prishtinë. Kosovën në këto ndeshje do ta udhëheq stafi i ri i trajnereve nga Suedia, në krye me Karin Anneli Andersen. Kjo e fundit për këto dy ndeshje do t’i ketë në dispozicion 24 futbolliste. Ekspedita e Kombëtares së Kosovës udhëton të hënën në Sandefjord, ku do t’i zhvillojë disa stërvitje para përballjes me Norvegjinë.