Komisioni Disiplinor i shkallës së pare, në mbledhjen e vetë të mbajtur me date 30.04.2014 ( ditë emërkurë ) ora 15,00, shqyrtoi procedurat e inicuara nga ana e komesarit të garave për Ligt e dytë ( grupi A dhe B ) si dhe të ligave të juniorëve ( superligës dhe Ligës së pare ) pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara ne javëen e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Displozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E :
1 VALON DAKI ; lojtar i klubit të futbollit “ Besëlidhja “ nga Prishtina, me numër të librezës sportive 9725 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, për ndëshkim me karton të kuq ( grushtim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIX-të të Ligës së dytë grupi ; b për kategorinë e seniorëve ; Besëlidhja – kaolini e zhvilluar në Prishtin` ( në mungesë të deklaratavë )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lendës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës . Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i pezulluar Valon Daki, afati date 05.05.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
2 LEOTRIM KASTRATI ; lojtar i klubit të futbollit “ Kaolini “ nga Karaqeva me numër të librezës sportive ; 1335/11 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16, për ndeshkim me karton të kuq ( grushtim me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIX-të të Ligës së dytë – grupi b për kategorinë e seniorëve ; Besëlidhja – Kaolini e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET;
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
3 BEKIM SKOVERQANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Kaolini “ nga Karaqeva me numër të librezës 1565/12 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive – gjuajtje me top e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XIX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi b; Besëlidhja – Kaolini e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
4 HASIP KASTRATI ; lojtar i klubit të futbollit “ Kaolini “ nga Karaqeva me numër të librezës sportive ; 10034 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, i ndëshkuar me karton të kuq ( sulm fizik në gjyqtarin kryesor të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XIX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi b; Besëlidhja – Kaolini e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
5 EGZON SHABANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Studenti “ nga Mirashi i Gjilanit me numër të librezës sportive ; 1888/13 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, i pandëshkuar nga ana e gjyqtarit kryesor ( motive; grushtim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ; Studenti – Besëlidhja ( në mungesë të raporteve dhe deklaratave plotësuese );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( kompletimin e lendës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës,Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i pezulluar, afati date 05.05.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
6 BESNIK FAZLIU ; lojtar i klubit të futbollit “ Besëlidhja “ nga Prishtina i aktivizuar në emër të lojtarit ( Hajrë Vitia ) me numër të librezës 712/Pr dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14 i cili është identifikuar nga Policia e Kosovës e i cili është marrë në pyetje po nga ky organ, pas ndërprerjes së ndeshjes së javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Studenti – Besëlidhja e zhvilluar në Kamenicë ( ndërprerje e ndëshjes minuta e 82 ) , në mungesë të raporteve dhe deklaratave plotësuese ;
PEZULLOHET
Deri në vendimin përfundimtar të Komisionit ( kompletimin e lendës ) për të gjitha ndeshjet sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës . Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i pezulluar Besnik Fazliu, afati date 05.05.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
7 AGRON JASHANICA ; trejner i klubit të futbollit “ Besëlidhja “ nga Prishtina, për aktivizim të lojtarit të dënuar Besnik Fazliu në ëmër të lojtarit HAJRO VITIA me numër të librezës 712/Pr dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14, në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; Studenti – Besëlidhja e zhvilluar në Kamenicë në mungësë të raporteve dhe deklaratave plotësuese i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri i kluibit të futbollit “ Besëlidhja “ nga Prishtina; Agron Jashanica, për komisionin disiplinor, afati date 05.05.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
8 ADIL SHABANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Tefik Qanga “ nga Ferizaj, me numër të librezës sportive ; 1875/13 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, i ndeshkuar më karton të kuq ( start i palejuar në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; b; Tefik Qanga – Rinia e zhvilluar në Ferizaj ,në mungesë të rapçorteve të kompletuara dhe Deklaratës plotësuese ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i pezulluar ; Adil Shabani, afati date 05.05.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
9 VALDRIN BERISHA; lojtar i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia me numër të librezës 743/Pr dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive – fyerje e gjyqtarit ) në ndeshjen e javës së ; XV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Gjakova – Hajvalia e zhvilluar në Gjakovë ( në mungesë të deklaratës plotësuese );
PEZULLOHET
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëmdës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës sipas radhës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i pezulluar ; Valdrin Berisha, afati date 05.05.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
10 EMIN BAJRAMI ; trajner i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia, për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e javës së : XV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Gjakova – Hajvalia e zhvilluar në Gjakovë ( në mungesë të raporteve ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia ; Emin Bajrami për komisionin disiplinor, afati date 05.05.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të ketij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës – gjegjësisht nga dita e pranimit, por ankesa e ushtraur nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë; 30.04.2014 Kryetari DUKAGJIN ZEFI d.v.