vokrri-milkoreitSot më 1 tetor, kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) z. Rainer Milkoreit bënë dorëzimin e diplomave për Licencën “B” për trajnerët që kanë ndjekur trajnimin tre javorë. Në fillim të pranishmit dhe trajnerët  e rinj i ka përshëndetur kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri, i cili theksoi: ” Shpresoj se për këto ditë sa ka zgjatur ky trajnim përveç që keni kaluar mirë keni arritur të merrni dije për zejen e trajnerit dhe FFK-ja është gatshme që gjithmonë të punojë në ngritjen profesionale tuajën. Unë falënderoj dhe kam nderin që para jush të prezantoj nënkryetarin e Federatës gjermane të futbollit, njëkohësisht ambasador nderi i Kosovës z. Rainer Milkoreit me të cilin tash e sa vite kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe Federata gjermane e Futbollit është një krah i fortë i FFK-së në arritjen e synimeve tona. Ndaj, në emër të FFK-së , juve, klubeve dhe futbolldashësve e falënderoj z. Milkoreit për gjithë mbështetjen që na e kanë dhënë. Nga ana  tij Z. Rainer Milkoreit duke përshëndetur krerët e FFK-së dhe vijuesit e trajnimit ka thënë: ”Jam  shumë i lumtur që jam këtu për t’iu dorëzuar certifikatat për shkollimin tonë dhe vet prania e jonë këtu flet se sa është e përkushtuar Gjermania dhe federata gjermane që ta ndihmojë FFK-në dhe Kosovën në arritjen e objektivave dhe në anëtarësimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar. Me këto licenca që ju do të merrni do të keni mundësi të punoni me brezat e rinj dhe t’i ndihmoni klubet e futbollit të Kosovës. Ne do të vijojmë të bashkëpunojmë edhe më tutje për ta lehtësuar pranin e FFK-së në UEFA dhe FIFA. Unë besoj që në pranverën e ardhshme UEFA do të reflektojë në të mirë të Kosovës dhe kjo hap perspektiven për të gjithë”. Ndërsa, njëri nga ligjëruesit e trajnimit z. Wolfang Gruner, ka falënderuar FFK-në për bashkëpunim si dhe vijuesit, me shpresën se ata kanë arritur të marrin dijen e nevojshme për të nisur një punë të mirë. Në këtë ceremoni të ndarjes së diplomave ishin të pranishëm edhe Vëllezërit Zija e Nexhat Shoshi sikur edhe Fehmi Konxheli, njerëzit kyç pa ndihmën e të cilëve nuk do të ndodhte ky bashkëpunim ndërmjet dy federatave.
seminari-licencimitrajner
milkoreit-trajnerja-vokrri milkoreitdiploma