kosova-turqia25 tetor, 2016 – Njoftohen të gjitha mediumet dhe gazetarët që dëshirojnë të ndjekin ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018” , Turqia – Kosova, e cila do të zhvillohet më 12 nëntor në Antalia, se duhet të dërgojnë të dhënat e tyre dhe më pastaj listën e gazetarëve FFK-ja do ta dërgojë në Federatën e Futbollit të Turqisë në mënyrë që të bëhet akreditimi i secilit.
Kamerat nuk lejohen të bëjnë incizimin e ndeshjes. Kamerat mund të përdoren vetëm në konferencë për shtyp dhe në seancat stërvitore sipas rregullave të FFK-së.
Të dhënat e aplikuesit duhet të dërgohen deri më 4 nëntor, në orën 16:00. Kërkesat e parashtruara pas këtij afati nuk do të merren parasysh. Çdo mediumi i lejohet t’i dërgojë vetëm dy persona për akreditim.
Të dhënat duhet t’i dërgoni në email: press@ffk-kosova.com