Federata e Futbollit e Kosovës ju njofton se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e mëposhtme:
 

Kosovë – Ukrainë, Ndeshje Kualifikuese për Kupën e Botës, 6 tetor 2017, Shkodër, Shqipëri
Islandë – Kosovë, Ndeshje Kualifikuese për Kupën e Botës, 9 tetor 2017, Rejkjavik, Islandë

 
Për të aplikuar për akreditim ju lutemi shkarkoni formularin e mëposhtëm:
Formulari
Për shkak të interesimit të madh të mediave, numri i të akredituarve për media është kufizuar në 2 persona për media.
Afati i fundit për aplikim është 27 shtator 2017. Aplikimet e dërguara pas kësaj date nuk do të merren parasysh.
Njoftimin për statusin e kërkesës suaj për akreditim do ta merrni më 28 shtator.

Federata e Futbollit e Kosovës

[email protected]