Nesër më 10 nëntor përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki do të mbajë një konferencë për media në prag të ndeshjes Kosovë-Shqipëri. Konferenca do të mbahet në ambientet e hotelit “Emerald” duke filluar nga ora 11:00.
Po ashtu ju njoftojmë se të gjithë përfaqësuesit e mediave që duan ta ndjekin ndeshjen Kosovë-Shqipëri, e cila zhvillohet më 13 nëntor në orën 14.00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë duhet të aplikojnë për akreditim deri më 11 nëntor në orën 12.00. Formularin e akreditimit e gjeni në faqen zyrtare të FFK-së në linkun sipër ‘Akreditimi’.