29 shtator, 2020 – Sot u zhvillua ndeshja e parë e javës së 4-t në Superligë, ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit, e cila u mbyll pa fitues dhe pa gola, 0:0. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq ishte interesante, e ku të dyja skuadrat krijuan disa raste shënimi, por nuk arrtën të konkretizojnë asnjërin prej tyre. Gjithsesi më të kënaqur me këtë epilog u ndanë futbollistët e Arbërisë, të cilët edhe më tutje nuk kanë pësuar humbje.