27 prill, 2021 – Skuadra e Arbërisë ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ndeshja që e hapi javën e 31-të në Superligë u mbyll me rezultat 1:0 në dobi të mysafirëve. Golin e tri pikëve të mëdha në garën për mbijetesë e realizoi Kreshnik Bahtiri, në minutën e 89-të, me gjuajtje me kokë nga afërsia. Edhe pas kësaj fitoreje Arbëria mbetet në pozitën e parafundit në tabelë, por tani ka 33 pikë, vetëm dy më pak se rivali i sotëm, i cili renditet në pozitën e 6-të.