25 shtator, 2020 – Arbëria ka vazhduar me paraqitje të mira në fillim të këtij edicioni në Superligë. Skuadra debutuese në elitë ka regjistruar fitoren e dytë, teksa në kuadër të javës së 3-të e ka mposhtur në udhëtim Besën e Pejës, me rezultat bindës 3:0. Të tre golat skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina i realizoi në pjesën e dytë, duke arritur kësisoj në kuotën e 7 pikëve. Rezultatin e zhbllokoi Agon Llugiqi në minutën e 49-të. Epërsinë në 2:0 e shtoi Labinot Ibrahimi në të 70-tën, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Çlirim Kashtanjeva në minutën e 87-të. Për Besën kjo ishte humbja e tretë radhazi.