13 shtator, 2021 – Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare – BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” i xhiros së 3-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i Dritës, Ardit Tahiri.
Talenti 18-vjeçar në 3 xhirot e deritashme ka shënuar 3 gola, të cilët i kanë siguruar rezultate pozitive ekipit të tij dhe tash për tash është golashënuesi i vetëm i Dritës në edicionin e 2021/22 të BKT Superligës. Çmimin “Ylli i javës” lojtarit ia ndau Fadil Sylejmani, menaxher i degës së BKT-së në Gjilan.