14 qershor, 2022 – Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është bërë tërheqja e shortit për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, në këtë fazë të garave do të ballafaqohet me kampionin e Lituanisë, Zhalgiris. Ndeshjen e parë skuadra nga Suhareka do ta luajë si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” më 5 ose 6 korrik, kurse atë të kthimit si mysafire pas një jave. Për Ballkanin kjo është hera e parë që do të luajë në garat evropiane. Më vonë kundërshtarët e rrethit të parë do t’i mësojnë edhe Drita, Gjilani e Llapi.