29 gusht, 2021 – Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore si mysafire ndaj skuadrës kampione në fuqi, Prishtinës në kuadër të javës së dytë në BKT Superligën e Kosovës në futboll. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me shifrat 1:0 në të mirë të portokallezinjve nga Suhareka. Golin e fitores për Ballkanin e realizoi sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi në minutën e 51-të me gjuajtje nga distanca. Edhe në ndeshjen tjetër të ditës së sotme fitores iu gëzuan mysafirët. Gjilani arkëtoi tri pikë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke e mundur Feronikelin, 1:0. Golin e fitores për Gjilanin e realizoi Gerard Progni nga pika e bardhë në minutën e 69-të, pasi paraprakisht Bujar Pllana e ndali në mënyrë të palejuar në zonë Elton Calen.