5 mars, 2021 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para në kuadër të javës së 23-të në Superligë. Ballkani shënoi fitore në duel me Drenicën në Suharekë, me rezultatin 2:1. Arbër Hoxha (42’) dhe Bajram Jashanica (48’) shënuan golat për Ballkanin, derisa golin e nderit për Drenicën e realizoi Dardan Rogova (86’). Kjo fitore ia mundësoi Ballkanit rikthimin në pozitën e parë në renditje. Ndërkaq, me të njëjtin rezultat fitores iu gëzua edhe Trepça’89 në udhëtim ndaj Besës, me golat e Robert Rrahmanit (24’) e Muharrem Jasharit (63’), teksa golin e vetëm për pejanët e realizoi Diar Halili (57’).