8 maj, 2022 – Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore të pritur në duel me Feronikelin, në Drenas, me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 34-t në BKT Superligë. Ermal Krasniqi (39’) dhe Malsor Ajeti (65’) shënuan golat e fitores për portokallezinjtë, të cilët tashmë ndeshjet e fundit të këtij edicioni janë duke i luajtur pa ngarkesë, duke pasur parasysh se e kanë siguruar titullin e kampionit. Fitore si mysafir kanë shënuar edhe Gjilani dhe Prishtina. Gjilani trimfoi në “Zahir Pajaziti” në Podujevë në përballje me Llapin, me rezultat 4:2, e ku Blerim Krasniqi realizoi “hat-trick”, teksa me një gol kontribuoi Shend Kelmendi. Për llapjanët të dy golat i shënoi Bianor Neto. Ndërkaq, Prishtina festoi në Lipjan, duke e mundur Ulpianën, me rezultat 3:0. Golat për kryeqytetasit i shënuan Leonit Abazit (32’) dhe Sadam Sulle (53’) dhe 63’). Në anën tjetër dy ndeshjet tjera të kësaj jave, Malisheva-Drenica dhe Drita-Dukagjini, e që ishin mjaft interesante sa i përket luftës për t’iu shmangur pozitës që dërgon në barazh përfunduan pa fitues dhe pa gola.