Njëra nga sfidat më interesante të javës së 12-të në Raiffeisen Superligë, ndërmjet Trepçës’89 dhe Besës, ka përfunduar pa fitues. Ndeshja e zhvilluar, të dielën, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, me rezultat 1:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët përmes Fatih Karahodës, në minutën e 44-t, kur e shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase. Në anën tjetër, për vendasit golin e barazimit e shënoi Blerand Kurtishaj, dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, pas asistimit të Argjend Mustafës. Ndërkohë, Ferizaj ka shënuar fitore në sfidën me Trepçën, në stadiumin “Ismet Shabani”, me rezultat 3:1, duke ikur nga pozita e fundit, të cilën ia liroi pikërisht rivalit të sotëm. Ferizajasit e dominuan plotësisht këtë takim, duke i arkëtuar tri pikë të rëndësishme, me golat e shënuar nga Agron Istrefi (13’), Dardan Bytyqi (18’) dhe Taulant Rusinovci (76’). Ndërkaq, golin e vetëm për mysafirët e shënoi Shpëtim Babaj (85’) nga pika e bardhë.
Raiffeisen Superliga Java e 12-të
e diel :
Trepça 89 – Besa………………………..0-0
Ferizaj – Trepça………………………….3-1
Liga e 1-rë: Java e 11-të
e diel
Gjilani – Ballkani………………Nuk u zhvillua.
Dukagjini – Kosova (P)……………………7-1
Liga e 2-të Grupi (A) Java e 9-të Ora 14.00
e diel:
Iliria – Opoja…..1-0.,.u nderpre min 65 ,
Behari – Rilindja e Kosoves……………..1-1
Minatori – Vicianumi………………………4-4
Besa – Luftetari…………………………….0-3
L.Baranit – Drini……………………………3-0
Leshani – Pushon
Liga e 2-të Grupi (B) Java e 9-të
Kastrioti – T.Çanga…………………..2-7
Vjosa – Vitia…………………………..0-1
Rinia – Ardhmenia……………………9-1
Superliga Junioret Java e 11-të
Llapi – Trepça 89………………………1-0
2-Korriku – Drita………………………..4-0
Bardhi – Kosova (V)……………………0-1
Feronikeli – Prishtina………………….2-4
Flamurtari Pushon
Liga e 1-rë Junioret Java e 7-të
F-Kosova – Liria………………………..0-2
Raiffeisen Liga1 Femrat Java e 6-të
Llapi – Intelektualet……………………1-4
Mitrovica – Prishtina…………………..1-2