Skuadra e Besës ka shijuar fitoren e 11-të në këtë edicion të Raiffeisen Superligës, pasi të shtunën, në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë, e ka mposhtur Dritën, me rezultat 2:0. Kjo ndeshje u zhvillua nën reshjet e vazhdueshme të shiut, kurse protagonist kryesor ishte veterani i pejanëve, Haxhi Zeka, i cili me të inkuadruar në lojën në pjesën e dytë arriti të ndryshojë shifrat e kësaj sfide. Në fakt, Zeka shënoi në minutën e 46-të golin e parë, derisa ky futbollist e vulosi edhe rezultatin përfundimtar në minutën e 81-të. Me këtë fitore Besa ngjitet në kuotën e 33 pikëve në pozitën e shtatë, derisa Drita mbetet në pozitën e pestë me 34 pikë.
Raiffeisen SUPERLIGA, Java e 25-të
Besa-Drita 2-0
Liga e Parë, Java e 22-të:
Liria-Ulpiana
Ballkani-KEK-u 0-0
Flamurari-Ramiz Sadiku 0-0
Rilindja – Llapi 1-3