drita-llapi
Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Raiffeisen Superligë. Në dy ndeshje fitores iu gëzuan skuadrat mysafire, njëri ballafaqim përfundoi pa fitues, derisa vetëm Liria arkëtoi tri pikë si vendase. Për fitoren e Lirisë në shtëpi u përkujdes Florim Bërbatovci, në minutën e 33-të. Besa ka shënuar fitore në kryeqytet në duel me Prishtinën, me rezultat 1:0. Golin e tri pikëve të rëndësishme për pejanët e realizoi Florent Qorraj, në minutën e 45-të. Fitore si mysafire realizoi edhe Vushtrria, e cila në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë e mposhti Trepçën’89, me rezultat 2:0. Golin e parë për vushtrriasit e shënoi Makenda, në minutën e 30-të, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Denis Krasniqi, në minutën e 48-të. Ndërkohë, Drita dhe Llapi e kanë mbyllur ballafaqimin e tyre në Gjilan pa fitues, 2:2. Ndonëse Drita krijoi epërsi prej dy golash, në fund u detyrua të kënaqet me një pikë. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 26-të, me golin e Alban Shillovës. Epërsinë në 2:0 e shtoi Festim Krasniqi, në minutën e 48-të. Megjithatë, llapjanët nuk u dorëzuan dhe deri në fund arritën të barazojnë shifrat me golat e Besnik Ibishit (65’) dhe Alban Mavriqi (84’).
 
Raiffeiesn Superliga : Java e 15-të
E shtunë 14.11.2015
Drenica – Feronikeli                                1-0
 
E martë  17.11.2015
Gjilani -Hajvalia                                      0-0
 
E mërkurë 18.11.2015
Drita – Llapi                                             2-2
Liria – Istogu                                           1-0
Trepça ’89 – Vushtrria                          0-2
Prishtina – Besa                                      0-1
 
Liga e Parë: Java e 14-të
E mërkurë 18.11.2015
Vëllaznimi – Kosova (P)                      2-1
KEK-u -Vllaznia (P)                             5-0
Fushë Kosova – Behari                              2-0
Ballkani -Vitia                                    2-1
Ramiz Sadiku – Flamurtari                          2-1
2 Korriku – Ferizaj                               3-0
 
E enjte 19.11.2015
Trepça – Dukagjini
D.Qaka, G.Hyseni, E.Bicaj
 
Luftetari – Rahoveci
Sh.Murtezi, B.Bunjaku, B.Hyseni