Foto: Express
Skuadra e Besës ka shënuar fitore si mysafire në duel me Ferizajn në kuadër të javës së 7-të në Raiffeisen Superligë. Pejanët arritën t’i gëzohen tri pikëve në stadiumin “Ismet Shabani” në Ferizaj, duke iu falënderuar golit të Kastriot Rexhës, në minutën e 20-të. Ky njëherësh ishte goli i vetëm i kësaj sfide. Kjo fitore e ndihmon Besën të ngjitet në pozitën e pestë në renditje, me 10 pikë, aq sa kanë edhe Vëllaznimi, Trepça’89 e Istogu, derisa Ferizaj mbetet i fundit në renditje. Ndërkohë, ndeshja në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Feronikelit ka përfunduar pa fitues dhe pa gola, derisa sfida ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës është ndërprerë. Deri te kjo ndërprerje ka ardhur pas futjes së tifozëve mitrovicas në fushë dhe përleshjes me tifozët e Prishtinës. Krejt kjo ka ndodhur në minutën e 21-të.