12 korrik, 2021 – Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi sot është prezantuar në klubin e tij të ri, FC Riga, që është kampion në fuqi i Letonisë. Në dy edicionet paraprake mesfushori dardan ishte pjesë e skuadrës së Sandhausenit në Bundesliga 2. Besarit i dëshirojmë ambientim sa më të shpejtë në klubin e ri dhe suksese në kampionatin leton.