07 qershor, 2017 – Biletat e ndeshjes Kosovë – Turqi, e cila zhvillohet të dielën, më 11 qershor, në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër, tashmë janë në shitje edhe për tifozët në Shqipëri. Biletat e kësaj sfide të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë.