albertbunjakiPërzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, pas barazimit 2:2 me Shqipërinë, u shpreh i kënaqur me atë çfarë u tregua në fushën e gjelbër. “Kjo miqësore vëllazërore nuk kishte mundësi të përfundonte më mirë se kaq. Loja ishte e mirë, tifozët i përkrahën të dy kombëtaret. Ishte një kënaqësi. Ishte një miqësore mjaft e mirë pasi dyja ekipet treguan një lojë të mirë në përgjithësi. E kemi analizuar dhe e dimë të gjithë si luan Shqipëria, pasi e kemi ndjekur. Por, duke qenë se Shqipëria mendon Evropianin ishte e pritshme të luanin me skemën 3-5-2 apo 4-2-3-1. Në këtë ndeshje nuk dua ta veçoj asnjë futbollist, pasi e gjithë skuadra ishte në nivelin e duhur. Jam shumë i kënaqur me lojën, duke e pasur parasysh që e kemi një grup të lojtarëve të rinj. Edhe pse po mundohem shpeshherë t’u them nuk ka qenë mirë për t’i mbajtur me këmbë në tokë, nganjëherë është mirë t’i pranojmë elementet pozitive që janë. Ka kreativitet, ka disiplinë, janë lojtarë të rinj, do të kenë nevojë për përkrahje në të ardhmen dhe shpresoj që do të vazhdojnë me lojë të tilla”, ka thënë Bunjaki.