5 qershor  2017 – Përzgjedhësi i Kombëtares A të Kosovës, z. Albert Bunjaku, mbajti sot një konferencë për media në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018” Kosova – Turqia, që do të zhvillohet më 11 qershor në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër. Duke i përshëndetur mediat e shumta z. Bunjaku fillimisht bëri një rezyme dhe analizë të ndeshjeve të kaluara, duke thënë se ishin 35 futbollistë që u grumbulluan në pesë ndeshje, prej të cilëve 23 u aktivizuan. Ai foli edhe për skemat tekniko-taktike gjatë këtyre ndeshjeve duke theksuar dobësitë dhe përparësitë në lojë. Për ndeshjen e radhës kundër Turqisë përzgjedhësi Bunjaku tha se “do të jetë një ndeshje e fortë dhe shumë e vështirë, por ne do të punojmë fortë që të paraqitemi denjësisht në këtë ballafaqim. Duhet të kuptojmë të gjithë se dëshira e jonë dhe të gjithëve është të fitojmë por duhet të jemi realist. Gjithsesi do të paraqitemi në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Ne nuk po kemi mundësi të kemi as ndeshje miqësore, por do të përpiqemi që me stërvitje të shohim komponimin dhe korrektimin e skuadrës”. Përzgjedhësi Albert Bunjaku iu përgjigj pastaj edhe në pyetjet e gazetarëve, që kishin të bënin kryesisht me futbollistët dhe vet lojën. Në konferencë ishin të pranishëm edhe presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu. Do theksuar se Leart Paçarada dhe Elbasan Rashani mungojnë në këtë ndeshje për shkak të lëndimeve.
Lista e futbollistëve
Samir Ujkani, Adis Nurkoviqi, Bledar Hajdini,Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Avni Pepa, Mergim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fidan Aliu, Lirim Kastrati, Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Anel Rashkaj, Besar Musolli, Bernard Berisha, Valon Berisha, Arber Zeneli, Donis Avdiaj, Milot Rashica, Besart Berisha, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.

[youtube height=”HEIGHT” width=”WIDTH”]PLACE_LINK_HERE[/youtube]