3 prill, 2022 – Sulmuesi i krahut i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi ka shënuar gol për skuadrën e tij Konyaspor në kampionatin turk. Konyaspor realizoi fitore bindëse ndaj Goztepes, me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 31-të. Dardani ynë realizoi golin e tretë të ndeshjes, në minutën e 71-të. Dy golat e tjerë u realizuan nga futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi. Pas kësaj fitoreje Konyaspori e ka përforcuar vendin e dytë me 58 pikë.