Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi po vazhdon ta mbajë formën e mirë në Superligën e Turqisë. Ai, të shtunën, realizoi për skuadrën e tij Konyaspor, por që goli i tij nuk mjaftoi për t’iu shmangur humbjes në përballje me Rizesporin (1:2).
Bytyqi shënoi në minutën e 26-të, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi, por Rizespor më pas përmbysi rezultatin me golat e shënuar në minutat 43-të dhe 77-të.
Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në të cilën Bytyqi e gjeti rrugën e golit, derisa në 31 ndeshje të luajtura në kampionatin turk ka shënuar 6 gola dhe 5 asistime.