19 shkurt, 2022 – Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina e gjetur rrugën e golit këtë të shtune në League One të Anglisë. Mesfushori dardan ka shënuar gol në minutën e 78-të të ndeshjes, dhjetë minuta pas inkuadrimit në lojë, derisa skuadra e tij Ipswich fitoi 3:0 ndaj Burtonit. Për Celinën ky ishte goli i pestë në këtë edicion në nivelin e tretë të futbollit anglez. Pas kësaj fitoreje Ipswichi pozicionohet në vendin e 9-të me 51 pikë.