12 nëntor, 2018 – Pas lëndimit të Bersant Celinës në ndeshjen e së shtunës në skuadrën e tij, përzgjedhësi Bernard Challandes e ka ftuar në grumbullim Shkëlqim Demhasajn për dy ndeshjet e ardhshme kundër Maltës dhe Azerbajxhanit. Futbollisti i Luzernit do t’i bashkohet ekipit kombëtar nesër në mëngjes.