1 shtator, 2021 – Dardanët e rinj sot kanë zhvilluar stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Anglisë. Për dallim nga ditët e para të grumbullimit, me ç’rast kishte disa mungesa, sot ekipi ishte i kompletuar me gjithsej 23 futbollistë.
Të përzgjedhurit e Michael Nees do të mbajnë edhe 3 stërvitje tjera në Prishtinë para udhëtimit në Angli.
Futbollistët u shprehen të kënaqur me përgatitjet dhe optimistë për ndeshjen e cila do të zhvillohet më 7 shtator kundër Anglisë në Milton Keynes, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.