9 tetor, 2021 – Pas fitores në ndeshjen e parë kundër Austrisë, Kombëtarja e Kosovës U17 ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në duel me Slloveninë, me rezultat 1:0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian 2022. Golin e fitores për sllovenët e realizoi Aleks Ristic. Ndeshja ishte mjaft e luftuar nga të dyja ekipet, për çka edhe të dyja ekipet mbeten me nga një lojtar më pak në fushë, pasi u përjashtuan Arjanit Fazlija dhe Niko Kasalo. Pas ndeshjeve të dyta, Sllovenia kryeson Grupin 9 me 6 pikë, derisa Kosova renditet e dyta me 3 pikë. Ndeshjen e fundit Kosova e zhvillon kundër Ishujve Faroe.