26 mars, 2022 – Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje e dytë në kuadër të rrethit elitar të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022, ndeshje të cilat po po zhvillohen në organizim të FFK-së nën patronatin e UEFA-s. Pas Gjermanisë, vajzat e reja dardane kanë pësuar humbje edhe në duel me bashkëmoshataret e tyre të Austrisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me shifrat 6:0 në të mirë të austriakeve. Dy gola i realizoi Valentina Madl (10’ e 53’), derisa nga një gol e shënuan Linda Natter (31′), Greta Spinn (47′) dhe Isabel Aistleitner (51′). Në ndeshjen tjetër të Grupit 5, e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Gjermania e mundi Slloveninë, me rezultat 2:1. Të martën zhvillohen ndeshjet e fundit, ku ballafaqohen Kosova – Sllovenia dhe Austria – Gjermania.