vokrri-kryeministriSot  më 12 nëntor në hotel “Emerald” kryetari i FFK-së shtroi një darkë të përbashkët për drejtuesit e FSHF-së dhe ekipin Kombëtar të Shqipërisë si dhe përfaqësuesen e Kosovës. Në këtë darkë solemne ishin të pranishëm kryeministri i Qevreisë së Kosovës, akademik Isa Mustafa, zv.kryeministri dhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Shala, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z. Qemajl Minxhozi, shefi grupit parlamentar i LDK-së Ismet Beqiri. Në fjalën e tij të rastit kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri tha:” Është një kënaqësi e veçantë që kemi këtu edhe kryeminsitrin Mustafa, që me praninë e tij ka madhështuar këtë ditë, kur jemi mbedhur bashkë për të festuar arritjen më të madhe të Kombëtares shqiptare – kulafikimin në Evropian. Jemi këtu për të festuar bashkë dhe të ndajmë bashkë këtë gëzim”. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës z. Isa Mustafa ka përshëndetur kryetarin Vokrri, presidentin e FSHF-së Armnad Duka si dhe futbollistët e të dyja ekipeve, duke uruar Kombëtaren shqiptare për këtë sukeses dhe duke i qujatur futbollistët e saj si krenaria e shqiptarëve ku do që janë. Presidenti i FSHF-së z. Duka duke i përshendetur të pranishmit, ka thënë se ishte ideja qysh kur ishim në aeroplan kur po kthehehshim nga Gjoergjia e kur e siguruam kualifikimin që të festojmë këtë sukses së bashku edhe në Prishtinë dhe ja sot jemi këtu për të festuar bashkërisht, ndërsa futbollistët nesër në fushë do të festojnë në mënyrën e tyre. Në fund u shkëmbyen edhe dhurata. Ndërsa kryetari i FFK-së Fadil Vokrri i dhuroi një fanellë me nr.9 kryeminstrit të Kosovës z. Isa Mustafa.
vokrri-duka2 vokrriperso vokrri-petriashvilli vokrri-minxhozi erollsalihuduka vokrri-duka1 dukamustafa dukashala vokrri-kryeministri1 duka-dumoshi