Mbrëmë më 21 maj delegacioni i FFK-së i përbërë nga Predrag Joviç nënkryetar i FFK-së dhe anëtari i KE-s, Agim Maloku, morën pjesë në ceremoninë e inagurimit të Kompleksit sportiv të Federatës së Futbollit të Malit të Zi, ku u pritën nga kryetari Dejan Saviçeviç dhe zyrtarë tjetër të federatës malazeze të futbollit. Delegacioni i FFK-së e përgëzoi federatën e Malit të Zi për këtë kompleks sportiv, ndërsa nga ana e tyre drejtuesite FF të Malit të Zi uruan antarësimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA. Në këtë ceromoni morën pjesë edhe krerët e UEFA dhe FIFA-s si dhe shumë kryetar të shumë federatave nga rajoni dhe më gjerë. Ky ishte një rast i mirë për delegacionin e FFK-së që të bashkëbisedojnë më shumë zyrtarë të federatave duke kërkuar bashkëpunim të ndërsjellë, meqë tash FFK-ja është anëtar i barabartë i institucioneve ndërkombëtare.