foto-119 tetor, 2016 – Drejtuesit e gazetës Express sot kanë ardhur për të përkrahur ekipin përfaqësues të Kosovës në ndeshjen kundër Ukrainës dhe me këtë rast vizituan krerët e FFK-së dhe ekipin përfaqësues. Me këtë rast drejtuesit e gazetës uruan që në këtë ndeshje futbollistët e Kosovës të kenë një paraqitje sa më të mirë dhe të nxjerrin rezultat sa më të mirë. Krerët e FFK-së falënderuan drejtuesit e gazetës Express duke thënë se kjo është një përkrahje dhe nxitje morale për të gjithë që të japin maksimumin në këtë ballafaqim.