foto-1-49 tetor, 2016 – Sot drejtuesit e Federatës së Futbollit të Ukrainës, sipas protokollit dhe traditës, shtruan një drekë të përbashkët për drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës. Pas përshëndetjeve dhe falënderimeve të dyja delegacionet shkëmbyen mendimet për zhvillimin e futbollit të të dyja shteve dhe futbollit në përgjithësi. Duke i përshëndetur mikpritësit, nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, theksoi se sporti e në veçanti futbolli bashkon njerëzit dhe shtetet atje ku politika ende nuk ka tejkaluar. Mbase edhe për juve duke ju drejtuar drejtuesve të FF të Ukrainës ka qenë më e lehtë që këtë ndeshje ta organizonit në vendin tuaj, me çka ishin të pajtimit edhe mikpritësit. Ne do t’iu presim në Kosovë në ndeshjen e ardhme dhe besoj se do të kaloni mirë, u ka thënë Haxhiu mikpritësve. Në fund të drekës u shkëmbyen dhurata dhe të dyja palët uruan për një ndeshje korrekte dhe në frymë sportive.
foto-4-4 foto-3-3 foto-6-4 foto-5-2 foto-2-5