Drenica dhe Feronikeli janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste në Digitalb Kupën e Kosovës. Drenica fitoi si mysafire kundër Istogut, me rezultat 2:0, me golat e shënuara nga Geci dhe Gashi. Edhe në takimin tjetër fitores iu gëzuan mysafirët. Feronikeli e mposhti Dritën në Gjilan, me rezultat 6:4. Nga dy gola për liderin e Raiffeisen Superligës i shënuam Elshani dhe Eminhaziri, kurse me nga një gol tjetër kontribuuan Livoreka e Olluri. Ndërsa, Kastrati, Tusuni, Osmani e Sermaxhaj i shënuan golat për ekipin gjilanas.