26 tetor, 2019 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 12-të në Ipko Superligë. Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore para tifozëve të vet në stadiumin “Bajram Aliu”, duke e mposhtur kampionin në fuqi, Feronikelin, me rezultat 1:0. Golin e fitores për kuqezinjtë e Skenderajt e shënoi Qemail Elshani, në minutën e 5-të. Më këtë trepikësh, Drenica ngjitët në pozitën e shtatë me 17-të pikë, dy me pak se Feronikeli që zë vendin e gjashtë. Fitore para tifozëve të vet ka regjistruar edhe Vushtrria, që ka arritur ta mposhtë Llapin, me rezultat të njëjtë (1:0). Golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu” e realizoi Eri Lamcaj, në minutën e 26-të. Pas kësaj fitore, Vushtrria renditet e 11-të me nëntë pikë të tubuara, derisa Llapi është i pesti me 10 pikë.