drenica-feronikeli11Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të javës së 15-të në Raiffeisen Superligë kundër skuadrës kryesuese, Feronikelit, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, e ka shënuar Kreshnik Uka, me gjuajtje me kokë, pas harkimit të Taulant Dajakut, nga këndorja. Pas kësaj fitoreje, Drenica ngjitet në pozitën e 7-të, me 19 pikë. Ndeshjet tjera të javës së 15-të do të luhen në mesjavë.

Raiffeisen Superliga- java e 15 të 
E shtunë
Drenica – Feronikeli                        1:0
Liga e 2-te: Grupi B – Java 12
E shtunë
Bashkimi (GJ) – Lepenci                    1-0
Ulpiana – Galaksia                             3-2
Beslidhja – T. Çanga                          1-1
 
Superliga – Juniorët – Java 13
E shtunë
Drita – Liria                                      1-3
Besa – Istogu                                   1-1