trepca89-hajvalia1Trepça’89 ende nuk dinë se çfarë është humbja në këtë edicion. Skuadra mitrovicase, të dielën, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ka arkëtuar një pikë në duel me Drenicën, duke barazuar 1:1. Trepça’89 kaloi në epërsi qysh në minutën e 6-të, me golin e Bujar Idrizit. Mirëpo, vetëm 10 minuta më vonë, Kastriot Mehmeti barazoi shifrat në 1:1, që doli të jetë edhe rezultat përfundimtar i kësaj sfide. Pa fitues dhe me rezultat identik ka përfunduar edhe sfida në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ndërmjet Lirisë dhe Prishtinës. Të parët në epërsi kaluan prishtinasit, me golin e Shend Kelmendit, në minutën e 30-të. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim dhe shifrat nuk ndryshuan deri në minutën e 80-të kur Liridon Fetahaj e shmangu humbjen e Lirisë, duke barazuar për rezultatin përfundimtar 1:1.
Ndërkohë, Gjilani ka shënuar fitore në shtëpi, duke e mposhtur Vushtrrinë, me rezultat 2:0. Të dy golat gjilanasit i shënuan në minutat e para të pjesës së dytë. Fillimisht Mehmet Gërxhaliu shënoi autogol në minutën e 49-të pas gjuajtjes së Gëzim Rusit. Ndërkaq, ky i fundit në minutën e 56-të shënoi edhe golin e dytë, duke e vulosur rezultatin përfundimtar, 2:0.
 
Raiffeisen Superliga – Java e 8-të
E shtunë 03.10.2015
Drita – Hajvalia 1-0
Istogu – Llapi 0-1
.
E diel 04.10.2015
Drenica – Trepça”89 1-1
Liria – Prishtina 1-1
Gjilani – Vushtrria 2-0
.
E hënë 05.10.2015
Feronikeli – Besa Ora 14.00 (SSK)
.
Liga e 1-rë : Java e 7-të
E shtunë 03.10.2015: Ora 15.00
Fushë Kosova – Trepça 1-2
KEK-u – Behari 14-0
Vitia – Flamurtari 0-0
Kosova (P) – Ferizaj 1-2
Ramiz Sadiku – 2 Korriku 3-0
.
E diel 04.10.2015 Ora 15.00
Vëllaznimi -Rahoveci 3-0
Ballkani -Luftetari 3-0
Vllaznia (P) – Dukagjini 1-2
.
Liga e 2-të Grupi (A) Java e 4-të
E diel 04.10.2015
Iliria – Besa 2-0
Leshani – Rilindja e Kosoves 0-1
Deçani – Lugu i Baranit 1-1
Dushkaja – Ratkoci 4-5
Minatori dhe Opoja pushuan
.
Liga e 2-të Grupi (B) Java e 5 -të
E shtunë 03.10.2015
Ulpiana – Kaolini 2-0
Lepenci – Kika 1-0
.
E diel 04.10.2015
T.Çanga – Kamenica (nuk u zhvillua)
Vjosa – Bashkimi (K) 0-1
.
E hënë 05.10.2015
Galaksia – 18-Korriku
Kastrioti – Rinia
Bashkimi (GJ) dhe Besëlidhja pushuan
.
Superliga Juniorët Java e 7-të
E shtunë 03.10.2015
Drita – Rilindja 6-0
Besa – Vëllaznimi 1-2
Liria – Prishtina 3-1
Vushtrria – Feronikeli 2-0
.
E diel 04.10.2015
Flamurtari – Hajvalia 3-1
2 Korriku – Trepça-89 2-2
Ramiz Sadiku – Istogu 3-1
.
E hënë 05.10.2015
Drenica – Llapi
.
Liga e 1-rë Junioret Java e 3-të
KEK-u – Trepça 3-2
Ballkani – Gjakova 2-2
.
E diel 04.10.2015
Gjilani – Ferizaj 1-3
Ereniku – F-Kosova 3-0
.
Raiffeisenliga e Femrave Java e 3-të
E shtunë 03.10.2015
Mitrovica – Kosova (P) 5-0
13 Qershori – Vizioni 7-0
.
E diel 04.10.2015
Ulpiana – Dukagjini 0-12
.
E hënë 05.10.2015
Llapi – Intelektualet